As koha e keqe nuk e ndal Izmir Smajlajn. Kampioni shqiptar i atletikës ka vijuar rregullisht stërvitjen në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”. Është vetë 26-vjeçari që ka publikuar një video ku shihet teksa përgatitet nën kujdesin e trajnerit Vildan Tufi.
Në një kohë kur vendi ynë është ende nën ethet e tërmetit, Smajlaj vijon rregullisht përgatitjet. Kampioni gjithmonë duhet të bëjë diferencën dhe një të tillë na e tregon më së miri shkodrani i kërcimit për së gjati.