Armando Dobra është shfaqur protagonist në ndeshjen e sotme që ekipi i tij Chesterfield fitoi përballë Barnet në shtëpi. Ndeshja e vlefshme për raundin e 19-të të National League në Angli (Liga e 5-të), përfundoi me rezultatin 4-2 në favor të ekipit të shqiptarit.
Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll pa gola, teksa serinë e tundjes së rrjetave e nisi pikërisht Dobra. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 50-të të sfidës, duke shënuar pasi mori një pasim mjaft të bukur nga shoku i ekipit.
Ky është goli i tretë për Armando Dobrën këtë sezon me fanellën e Chesterfield.
Poll