
Pilotët e Moto 1000GP Erico Verissimo da Rocha 38-vjeçar dhe Andre Verissimo Cardoso 42-vjeçar, vdiqën këtë të diel pas një aksidenti të rëndë.
Kjo përplasje ndodhi në xhiron e parë të garës, në garën që u zhvillua në Cascavel, Parana.
Aksidenti ndodhi kur Andre u rrëzua në mes të pistës me motorin e tij. Në momentin që ishte në asfalt ai ngriti dhe dorën në përpjekje për të sinjalizuar drejtuesit e tjerë, por gjithsesi kjo nuk mjaftoi për të shmangur tragjedinë.
Piloti i tjetër, Erico, nuk ishte në gjendje të shmangej dhe e goditi atë drejtpërdrejt. Të dy u dërguan menjëherë në spital, por nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra.
Galeria fotografike ()
Poll