Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

VIDEO/ Aksidenti i frikshëm në Siverstone, piloti italian HUMB kujtesën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Aksidenti i frikshëm në Siverstone, piloti italian HUMB

Andrea Dovizioso mbajti në ankth tifozët e MotoGP mbrëmjen e së shtunës, kur motorri i tij humbi ekuilibrin, duke e hedhur tutje në asfalt italianin.

Episodi i rëndë ndodhi në Çmimin e madh të Anglisë, në Silverstone, ku Dovizioso u përplas me kundërshtarin e tij, Fabio Quartararo. Nga ky aksident, thuhet se italiani ka humbur kujtesën, teksa është nën vëzhgimin e mjekëve.

Nga përplasja, u rrokullis më shumë se 11 herë, por për fatin e tij të mirë nuk pësoi thyerje të kockave. Kjo është hera e dytë në këtë vit 2019 që Dovizioso rrëzohet. Më parë, 33 vjeçari u përplas me Jorge Lorenzo në Katalonjë në garën e zhvilluar në qershor të këtij viti.

Rrëzimi vjen si një goditje për shpresën e Dovizioso për të fituar titullin e MotoGP pasi ai aktualisht ndodhet në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, 78 pikë pas liderit Marc Marquez të Spanjës, i cili u rendit i dyti në garën e së shtunës e cila u fitua nga bashkatdhetari i tij Alex Rins.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga