Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

VIDEO/ Aksident "horror" në Formula 1, shihni pamjet e fundit ku u përfshinë 5 pilotë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Aksident "horror" në Formula 1, shihni pamjet e fundit ku

Përplasje e frikshme ka ndodhur në Silverstone, ku po zhvillohet gara 10 e këtij sezoni në Formula 1. Pas nisjes janë përplasur plot 5 makina. Në aksident u përfshinë George Russell, Albon, Ocon, Tsunoda dhe Zhou.

Ky i fundit pësoi dhe më shumë dëme. Gjendja e Zhou konfirmohet të jetë e mirë dhe ky është informacioni i vetëm që dihet deri tani. Po ashtu dhe Albon ndodhet në qendrën shëndetësore nën kontrollin e mjekëve.

Nga starti i garës ra në sy dhe se Verstappen mori kreun e garës duke lënë pas Sainz, që e nisi si vend i parë. Po ashtu dhe Hamilton i mori vendin Leclerc, duke u pozicionuar në vend të tretë. Megjithatë rinisja e garës do jetë sërish si në fillim, me Sainz në vend të parë dhe Leclerc të tretë, pasi nuk ishte mbushur 1 xhiro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga