Ajax zhgënjen në ndeshjen e parë, ish-sulmuesi i SKËNDERBEUT titullar në fitoren e Slavia Prague
Ditën e sotme 3 ndeshjet e raundit final për në Champions League. Ajax nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në transfertë ndaj Apoelit, ndërsa Slavia e Pragës dhe Clube Bruge kanë fituar në transfertë me rezultatet minimale 0-1.
Te Slavia aktivizohet dhe ish-sulmuesi i Skënderbeut, Peter Olayinka që e ka nisur ndeshjen si titullar. Në minutën e 28-të ishte Masopust që me një gjuajte nga distanca dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së tij. Vendasit kishin një mundësi të artë për të barazuar, por Omrani gaboi nga penalltia. Ditën e nesërme do të luhen edhe 3 sfidat e tjera.