
Po luhet në këto momente ndeshja Sakaryaspor – Erzumspor në kategorinë e dytë turke. Pjesë e vendasve është edhe futbollsiti i kombëtares shqiptare, Odise Roshi i cili ka arritur të bëhet protagonist në fund të takimit. Në minutën e 91’, ndeshja ishte 1-0 në favor të Sakaryaspor por do të ishte anësori shqiptar që me cilësitë e tij që e karaaterizojnë do të vuloste përfundimisht sfidën.
Roshi mori një top në hyrje të zonës së tij dhe vrapoi rraket më shumë se 60 metra për të asistuar më pas për shokun e skuadrës. Këtë sezon, 31-vjeçari ka luajtur 11 ndeshje dhe ka asistuar dy herë për shokët e ekipit.
Poll