
Real Madrid priti Real Sociedad në Santiago Bernabeu për të zhvilluar ndeshjen e javës së 5-të të LaLiga. Madrilenët nuk e nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen teksa u ndëshkuan në minutën e 5-të nga Barrenetxea. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat ndërsa e dyta nisi me xhiro të larta për Los Blancos.
Federico Valverde pak sekonda pas fërshëllimës së gjyqtarit merr një top nga Fran Garcia dhe lëshon një rraketë me të djathtën që tund shtyllën pingule dhe më pas ndalet në rrjetë duke barazuar rezultatin. 14 minuta më vonë, në të 60-tën, qendërsulmuesi Joselu do të shënonte golin e përmbysjes pas një tjetër asisti të Fran Garcias.
Për më shumë se 30 minuta të tjera, të dyja skuadrat patën shanset e tyre për të ndryshuar rezultatin, por në fund Reali mori 3 pikët e rradhës që e dërgojnë në vendin e parë me pikë të plota pas 5 ndeshjeve, 15 pikë, 2 më shumë se Barcelona.
GOLAT: