
Levante fitoi 2-1 në miqësoren e zhvilluar sot kundër Wolverhampton. Sfida mes ekipit të La Liga dhe Premier League është shoqëruar nga tension i lartë mes futbollistëve, me arbitrin që është detyruar të nxjerrë katër herë kartonin e kuq.
Vetëm miqësore që nuk kanë qenë "90 minutat", me sfidën që ka qenë e luftuar në çdo pjesë të fushës. Spanjollët kaluan në avantazh me Marti në të 32 minutë, ndërsa këtu ka ndodhur episodi i parë.
Lojtari i Wolves, Mosquera ka bërë një ndërhyrje të rëndë në mesfushë, me lojtarët që janë përleshur masivisht. Arbitri nxjerr nga fusha lojtarin e Levante Enis Bardhi dhe Mosqueran.
Edhe në fundin e pjesës së parë, Podence i Wolves ka bërë një tjetër faull ndaj lojtarëve spanjollë, me Podence dhe një lojtar të Levante që dolën me të kuq.
Në dhomat e zhveshjes skuadrat shkuan me 9 lojtarë, ndërsa në pjesën e dytë u bënë edhe dy gola. Arbitri lejoi të luhej vetëm 86 minuta me situatën në fushë që ishte e tensionuar.
This is crazy. Daniel Podence has been sent off now. He clashed with a Levante defender and it all kicked off again. #wwfc pic.twitter.com/iCNXmoIm7K
— Alex Dicken (@alexedicken) July 21, 2022