
Jurgen Çelhaka protagonist.Lojtari shqiptar dha një assist në fitoren 2-0 të Legias së Varshavës ndaj bullgarëve të Botev, në miqësore. 21 vjeçari shërben mjaft mirë për Igor Strzalka në minutën e 78-të, me këtë të fundit që realizon. Ish futbollisti i Tiranës u aktivizua në të 61-tën dhe iu deshën vetëm pak minuta për të lënë gjurmën e tij.
Çelhaka ka luajtur 2 ndeshje në kampionatin Ekstraklasa 2021-2022 të Polonisë, ku nuk ka mundur dot që të shënojë apo dhurojë pasin e fundit. Te Legia shihet si një nga lojtarët më me prespektivë dhe afrimi i tij padyshim që ishte një investim i rëndësishëm për të ardhmen.
Poll