Sebastian Vettel pranon se ai dhe Ferrari mund të duhet të marrin një vendim në lidhje me kontratën e tyre të re, para se të fillojë sezoni 2020 i Formula 1.
Marrëveshja e katërt e kampionit botëror me Ferrari përfundon në fund të këtij viti dhe të gjitha indikacionet synonin një zgjatje të kontratgës në fazat e para të sezonit.
Sidoqoftë, për shkak të ndaljes së sportit në mbarë botë si pasojë e pandemisë së Coronavirusit, mund të kemi dhe shtyerje për zgjidhjen e kësaj çështje.
Për momentin duket se do të duhen dhe disa muaj që F1 të rifillojë sezonin, megjithatë Vettel ka sugjeruar që ai dhe Ferrari mund të duhet të bien dakord se çfarë të bëjnë përpara se të rifillojë sezoni i vitit 2020.
“Unë mendoj se një nga gjërat kryesore tani për të gjithë, pa marrë parasysh nëse jeni në sport apo jo, është të qëndroni të durueshëm,” tha Vettel, kur u pyet në lidhje me kohën për një marrëveshje. Padyshim që varet kur do të kemi garën e parë. Ka një mundësi që ne do të duhet të marrim një vendim përpara se të zhvillohet gara e parë, pasi për momentin duket se nuk do të ketë gara përpara qershorit apo edhe korrikut.Unë mendoj se të gjithë mund të presim.” – u shpreh ai.
Vettel dhe Ferrari kishin hapur bisedime për një kontratë të re gjatë dimrit, por thanë se kushtet kishin ndryshuar pasi Grand Prix Australiane u godit nga pandemia.