Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Vetëm negativitet ndaj nesh”, shfryhet Xavi: Duhet të na respektoni, jemi kampionët në fuqi

Shkruar nga NEWSPORT
“Vetëm negativitet ndaj nesh”, shfryhet Xavi: Duhet të na

Xavi ka shfryrë ndaj gazetarëve në konferencën pas ndeshjes  me Las Palmas. Barcelona fitoi 1-2 me një gol me penallti në minutën e fundit të ndeshjes. Një nga gazetarët spanjoll e pyeti teknikun katalanas se çfarë do të ndodhte nëse blaugranat nuk do të përmbysnin sfidën.

Kjo pyetje nuk i ka pëlqyer aspak Xavit i cili ka kërkuar më shumë respekt për ekipin e tij duke qenë se janë kampionët në fuqi të LaLigas.

“Çfarë do të kishte ndodhur po të kishim humbur? Nuk e di, hipoteza negative bëhen gjithmonë dhe kjo nuk ndodh me trajnerët e tjerë. Këto biseda janë bërë një here, mbaroi ndeshja dhe fituam, kaq. Më duket absurde, po luftojmë për kampionatin, jemi kampionët në fuqi, duhet të keni respekt”, u shpreh Xavi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga