Ballshiotët do të luajnë vitin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, pasi nuk mundën që të qëndrojnë mes më të mirave të Superiores shqiptare. E si për pasojë, rënia ka edhe të këqijat e saj. U largua i pari trajneri boshnjak, Adnan Zildzoviç, i cili qëndroi në krye të pankinës për 17 javë, por pas barazimit me Flamurtarin në “Adush Muçaj” ai dha menjëherë dorëheqjen për mospërmbushje të objektivave.
[caption id="attachment_10680" align="alignleft" width="169"] Ermal Nexhipi dhe Maringlen Kule kur drejtonin Bylisin në fazën e parë[/caption]
Me përfundimin e kampionatit u larguan lojtarët pa kontrata si; Brahja, Dukiç, Alla, Frashëri, Lipi, Ruçi, Varea e Pepa. Por, përpos këtij eksodi skuadra mallakastriote nuk do të ketë më as trajnerin e portierëve Ermal Nexhipi. I rritur në Ballsh si lojtar dhe më pas si trajner, Nexhipi nuk e ka parë më të arsyeshme të qëndrojë te Bylisi.
I kontaktuar nga “newsport.al” ai tregon objektivat e së ardhmes, ndërsa pranon se ka tre oferta në Kategorinë Superiore, të cilat i ka marrë në shqyrtim: “Falenderoj tifozët dhe skuadrën për atë që dhamë gjatë gjithë sezonit. Sakrifikuam shumë për të mbajtur Bylisin në Superiore, por nuk ishte e shkruar. E quaj veten të larguar dhe i uroj suksese ekipit”, përfundon Nexhipi, ndërsa te mallakastriotët ka mbetur vetëm Maringlen Kule në postin e trajnerëve.