
Eduardo Camavinga do të luajë sot kundër Barcelonës në “Bernabeu” për Copa del Rey. Mesfushori i Real Madrid do të jetë në formacion sot në mesfushë përkrah Kroos dhe Modric. 20 vjeçari është pranë thyerjes së një rekordi i cili mbahet nga Raphael Varane.
Nëse Camavinga triumfon me Realin në këtë edicion të Copa del Rey, ai do të bëhet lojtari më i ri i madrilenëve që triumfon në të gjitha kompeticionet për klube që luan Real Madrid. Varane e ka arritur këtë gjë në moshën 21 vjeçare, duke fituar gjithçka të mundshme me "Los Blancos". Bashkëkombasi i tij ka mundësi ta bëjë këtë në moshën 20 vjeçare.
Poll