
Xhuliano Skuka u largua nga Partizani drejt Metz në Francë gjatë merkatos së janarit. Për sulmuesin dibran, demat arritën të përfitonin 1.4 milionë euro, duke thyer kështu edhe rekordin e mbajtur nga Skënderbeu për shitjen Olainkës.
Por gjithësesi aventura e Skukës te Metz nuk ak shkuar siç duhet dhe vetëm pas 6 muajsh pritet nj largim i tij. Sipas “Socios-Metz” raportohet se drejtuesit kanë marrë një vendim mbi të ardhmen e shqiptarit dhe largimi gjatë merkatos së verës është i pashmangshëm.
Këtë sezon me Metz sulmuesi ka arritur të luajë në 9 ndeshje, teksa në këmbët e tij ka vetëm 68 minuta dhe asnjë gol. Shumë pak dhe shumë larg pritshmërive që palët kishin në janar. Për t’i shtuar më shumë edhe zërat e largimit ka menduar trajneri, i cili në konferencën për shtyp deklaroi se Skuka nuk është ambientuar dot me skuadrën. Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e ish-it të Partizanit, me merkaton e verës që pritet të jetë interesante për të.