Max Verstappen nuk di të ndalet as në Çmimin e Madh të Austrisë. Ditën e djeshme gjatë provave të lira ai arriti kohën më të shpëjtë duke arritur sërish në Pole-Postion edhe në “Red Bull Ranking në Austri”.
Pas Majamit, Monakos, Spanjës dhe Kanadasë të cilat arriti të fitonte vendin e parë ditën e sotme ai ka marrë fitoren e 5-të radhazi. Përsa i përket pilotit tjetër të Red Bull, Sergio Pérez i cili enisi garën i dyti përfundoi në vendin e 3-të.
Në vendin e dytë u rendit piloti i Ferrarit, Charles Leclerc i cili e nisi nga vendi i 3-të. Kurse piloti i Mercedes, Leëis Hamilton arriti të rikuperonte 3 vende nga nisja. Piloti britanik e nisi nga vendi i 10-të dhe në fund e mbylli vetëm ne vendin e 7-të.
Ndër të tjera Alonso humbi terren teksa nga vendi i 5-të që kishte zënë në provat zyrtare, ai e mbylli garën në vendin e 6-të. Më poshtë njihuni me renditjen e plotë të Çmimit të Madh të Austrisë.
[caption id="attachment_698985" align="alignnone" width="653"] Renditja[/caption]