Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Presin nesër Vorën, Lushnja "ndërron" shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
Presin nesër Vorën, Lushnja "ndërron" shtëpi
Lushnja

Lushnja përballet me Vorën këtë fundjavë të Kategorisë së Parë. Lagunarët zhvendsoen në këtë sfidë, por jo dhe aq larg.

Stadiumi i qytetit myzeqar “Roza Haxhiu” nuk do të presë këtë takim si zakonisht, pasi lushnjarët spostohen në fushën stërvitore. Plugu do të jetë “neë homë” ose shtëpia e re e djemve të Xhafës. Kompleksi sportiv ku luajnë moshat deri në U-19, tashmë bëhet dhe vendi i mbartjes së sfidave për ekipin e parë.

“Fusha e Plugut” është vendtakimi i verdhjeshilëve për stërvitjet dhe është një fushë me bar sintetik. Ndeshja e fundit zyrtare për klubin e Kategorisë së Parë në rrethinat e Lushnjës daton më 2023. Në atë kohë klubi lagunar mposhjte Labërinë, e shkrirë tashmë, me rezultat 3-0.

Shkaku i largimit nga shtëpia tradicionale është amortizimi i stadiumit. Derisa investimet të rinisin, KF Lushnja do të jetë e dytyruar që prej së dielës në orën 13:30, takimet si vendas t’i luajë në fhsatin e Plugut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga