
Sot u luajtën ndeshjet e para të gjysmëfinaleve në Kupën e Shqipërisë. Kukësi mposhti 2 me 0 Tiranën, ndërsa Egnatia fitoi 1 me 0 përballë Vllaznisë.
Për të vendosur çiftin finalist, duhen luajtur dhe ndeshjet e kthimit. Kështu finalisti i parë do të njihet në ndeshjen mes Tiranës dhe Kukësit, që fillon në 15:00 më 24 prill.
Po në të njëjtën ditë, por në orën 18:00 Vllaznia pret Egnatian. Gjithçka është për t’u shijuar me sfidat që premtojnë spektakël.
Poll