Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Vendimi i Manchester United, Cristiano Ronaldo bën “Mea Culpa”: Do të jemi sërish bashkë, nuk dorëzohem ndaj presionit (REAGIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Vendimi i Manchester United, Cristiano Ronaldo bën “Mea Culpa”:

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas pezullimit nga klubi i Manchester United para ndeshjes me Chelsea-in. Ylli portugez përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë “Mea Culpa” duke treguar se gjithçka ka qenë në nerva e sipër.

Ai thekson se në karrierën e tij është përpiqur gjithmonë të bëjë mirë duke treguar respekt maksimal për shokët e skuadrës. Në fund e mbyll duke thënë se së shpejti do të jetë bashkë me ekipin për të dhënë maksimumin në arritjen e objektivave sezonalë. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Ronaldo shkruan:

“Siç kam bërë gjithmonë gjatë karrierës sime, përpiqem të jetoj dhe të luaj me respekt ndaj kolegëve, kundërshtarëve dhe trajnerëve të mi. Kjo nuk ka ndryshuar. Unë nuk kam ndryshuar. Unë jam i njëjti person dhe i njëjti profesionist që kam luajtur për 20 vitet e fundit duke luajtur futboll elitar dhe respekti ka luajtur gjithmonë një rol shumë të rëndësishëm në procesin tim të vendimmarrjes.

Fillova shumë i ri, shembujt e lojtarëve më të vjetër dhe më me përvojë ishin gjithmonë shumë të rëndësishëm për mua. Prandaj, më vonë, gjithmonë jam përpjekur të jap vetë shembullin për të rinjtë që u rritën në të gjitha skuadrat që kam përfaqësuar. Fatkeqësisht kjo nuk është gjithmonë e mundur dhe ndonjëherë nxehtësia e momentit na tradhëton.

Tani për tani, thjesht ndjej se duhet të vazhdoj të punoj shumë në Carrington, të mbështes bashkëlojtarët e mi dhe të jem gati për gjithçka në çdo ndeshje. Të dorëzohesh ndaj presionit nuk është një opsion. Nuk ka qenë kurrë. Ky është Manchester United dhe ne duhet të qëndrojmë të bashkuar. Së shpejti do të jemi sërish bashkë”, shkruan ylli portugez në rrjetet sociale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga