Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë, reagon UEFA: Nuk nënkupton vlefshmërinë e Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë, reagon UEFA: Nuk

Ditën e sotme është marrë vendimi për krijimin e Superligës Evropiane, teksa Gjykata Europiane e Drejtësisë i hapë rrugë diçka të tillë. Në këtë mënyrë u del kundër monopolit të FIFA-s dhe UEFA-s.

Në lidhje me këtë ka reaguar vetë UEFA, ku thuhet se vendimi i sotëm nuk nënkupton në vlefshmërinë e Superligës Evropiane. Ky projekt ka nisur vite më parë nga 12 klube, të cilat më pas u tërhoqën një pas një pas kërcënimeve që ua bëri UEFA me pezullim dhe përjashtim nga “çatia” e saj, lojtarëve dhe klubeve.

"UEFA merr parasysh vendimin e dhënë sot nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë në rastin e Superligës Evropiane. Ky vendim nuk nënkupton një miratim ose vërtetim të të ashtuquajturës “Superligë”; përkundrazi, ai nënvizon një boshllëk paraekzistues në kuadrin e parautorizimit të UEFA-s, një aspekt teknik që tashmë është njohur dhe trajtuar në qershor 2022. UEFA ka besim në qëndrueshmërinë e rregullave të saj të reja, dhe veçanërisht në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse evropiane.

UEFA mbetet e vendosur në angazhimin e saj për të mbështetur piramidën evropiane të futbollit, duke siguruar që ajo të vazhdojë t’u shërbejë interesave më të gjera të shoqërisë. Ne do të vazhdojmë të formësojmë modelin sportiv evropian kolektivisht me shoqatat kombëtare, ligat, klubet, tifozët, lojtarët, trajnerët, Institucionet, qeveritë dhe partnerët e BE-së. Ne besojmë se piramida e futbollit evropian me bazë solidariteti, të cilën tifozët dhe të gjithë aktorët e kanë deklaruar si modelin e tyre të pazëvendësueshëm, do të ruhet nga kërcënimi i përçarjes me një pjesë të ligjeve evropiane dhe kombëtare”, përfundoi UEFA.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga