
Covid-19 ka paralizuar shumë shtete Europiane. Një ndër vendet e goditura nga Pandemia e virusit covid-19 është edhe Spanja. Federata spanjolle e futbollit, në bashkëpunim me ligën dhe klubet kanë vendosur që të pezullojë kampionatin pa afat për shkak të situatës së krijuar së fundmi.
Përhapja me shpejtësi ka detyruar edhe Qeverinë në vendin Iberik që t'i kërkojë këto masa shtesë, për të mbrojtur shëndetin e njerëzve. La Liga pritej të niste në fillim të prillit, ndërsa masat e reja për pezullimin pa afat shtojnë edhe njëherë dyshimet se sportit do i duhet shumë kohë të rikthehet ku i takon.
Poll