
Sylvinho dhe vajza e tij Taty Mendes
Sylvinho ka zbuluar mbrëmjen e sotme një nga talentet e tij. Në ceremoninë magjike të “Topit të Artë” të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, trajneri i Kombëtares shqiptare i surprizuar të gjithë.
Ai “rrëmbeu” mikrofonin dhe krah vajzës së tij, Taty Mendes, ai ia mori këngës. Një moment që mori duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve, me dyshen Sylvinho – Taty që shkëlqyen edhe në këndim.
Performanca e trajnerit brazilian me të bijën ishte mjaft e këndshme dhe rrëqethëse. Edhe zëri i Sylvinhos “buçiste” duke treguar që përveç se është një trajner i nivelit të lartë dhe profesionit, tregoi që këndon në nivele po të tilla.
Poll