Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Valëvitën imitimin kinez të flamurit shqiptar, Luiza Gega: Vetë nuk do pranoja

Shkruar nga NEWSPORT
Valëvitën imitimin kinez të flamurit shqiptar, Luiza Gega:
Lojërat Olimpike "Paris 2024"

Luiza Gega ka folur për flamurin, që sportistët shqiptarë mbajtën në Paris. Atletja rekordmene kritikoi kolegët, që valëvitën një imitim kinez të flamurit shqiptar gjatë ceremonisë hapëse të "Lojërave Olimpike Paris 2024" 

“Ajo që nuk më pëlqeu është se vura re që flamuri ynë nuk ishte siç duhej, shqiponja nuk ishte shqiponja e vërtetë, pra ishte ai imitimi kinez dhe kjo nuk më pëlqeu, sepse mendoj që unë të paktën nuk do ta kisha pranuar kurrsesi.

Duhet pasur një kujdes shumë i madh kur bëhet fjalë aq më tepër për flamurin, sepse kjo është arsye përse ne shkojmë aty, të prezantojmë kombësinë nga vijmë, ngjyrat e flamurit, etj.

Kush e ka përgjegjësinë për këtë flamur? Nuk e kam idenë të them të drejtën, vetëm e vura re nga rrjetet sociale dhe pashë… sepse e di shumë mirë sesi është shqiponja, qoftë tek kthetrat, qoftë tek sqepi, qoftë tek bishti.

Po të kisha qenë flamurmbajtëse nuk do të kisha pranuar kurrsesi që të parakaloja me një flamur që nuk është i duhuri”, tha Gega për Klan TV.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga