Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Topi i Artë 2024”, FSHF do të ndajë 9 çmime në një mbrëmje gala spektakolare

Shkruar nga NEWSPORT
“Topi i Artë 2024”, FSHF do të ndajë 9 çmime
FSHF Topi i Artë 2024

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024” do të organizohet nga Federata e Futbollit më 27 janar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Ky event madhështor do të jetë një festë e veçantë kushtuar arritjeve të futbollit shqiptar dhe suksesit të ekipit kombëtar në finalet e Europianit “Gjermani 2024”.

Ceremonia do të ofrojë spektakël dhe surpriza, duke e kthyer këtë event në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit për futbollin shqiptar.

Plot 9 çmime prestigjioze do të ndahen për të nderuar lojtarët/lojtaret më të mirë dhe më të spikatur të vitit 2024:

“Topi i Artë” 2024 djem
“Topi i Artë” 2024 vajza
“Këpuca e Artë” djem
“Këpuca e Artë” vajza
“Arbitri i Vitit”
“Trajneri i Vitit”
“Talenti i Vitit” vajza
“Talenti i Vitit” djem
“Formacioni i Vitit”
11-shja më e mirë e futbollit shqiptar është përzgjedhur nga gazetarët sportivë vendas përmes një procesi elektronik të mbyllur, duke garantuar transparencë dhe profesionalizëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga