Fredy Alvarez dhe Johan Corte
Fredy Alvarez dhe Johan Corte janë dy futbollistët e ri të Tiranës. Dyshja prej ditësh ka zbarkuar në Tiranë dhe palët prej kohësh kanë arritur marrëveshjen me bardheblutë për një bashkëpunim mes tyre për pjesën e dytë të sezonit.
Të dy lojtarët tashmë kanë nisur stërvitjen me skuadrën, duke mos humbur kohë, në mënyrë që të përshtaten shpejt me pjesën tjetër të ekipit. Të dy futbollistët vijnë nga Kosta Rika dhe pritet që në ditët në vazhdim të firmosin me Tiranën, teksa zyrtarizimi i tyre mbetet çështje ditësh.
Si Alvarez ashtu edhe Corte, vijnë të ty nga Kosta Rika, ndërsa së fundmi kanë qenë pjesë e Liverias. I pari luan si qendërmbrojtës, ndërsa i dyti si mesfushor ofensiv.
Poll
