
Ardit Deliu është zyrtarisht një futbollist i Vllaznisë. Lajmin e konfirmon vetë klubi me një postim në faqen zyrtare.
"Mirë se vjen në familjen kuqeblu Ardit Deliu", shkruan klubi në videon e prezantimit të mesfushorit.
Deliu mbylli aventurën e tij 2-vjeçare me Tiranën duke qenë ndër më të mirët në rradhët e bardhebluve. Një goditje e madhe e shkodranëve që konfirmojnë kandidaturën serioze për titullin kampion.
Poll