Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Vjen përforcimi i parë i Vorës në merkato, mbrojtësi i Vllaznisë bashkohet me kampionët

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vjen përforcimi i parë i Vorës në merkato,
Serjan Repaj

Pak orë më parë, Serjan Repaj u largua nga Vllaznia edhe pse kishte një kontratë 2-vjeçare me klubin shkodran. Megjithatë, qendërmbrojtësi 24-vjeçar nuk është larguar nga Kategoria Superiore.

Serjan Repaj tashmë është lojtari më i ri i Vorës, duke u bërër dhe përforcimi i parë i kampionëve të Kategorisë së Parë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Vora përmes një postimi në rrjetet sociale.

Njoftimi i Vorës në faqen zyrtare:

Zyrtare! Serjan Repaj është përforcimi i parë i Vorës

Futboll Klub Vora njofton se mbrojtësi Serjan Repaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Repaj është aktivizuar me ekipe si Apolonia dhe Vllaznia.

Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Serjan Repaj dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga