Orges Shehi, Visar Bekaj dhe Alfred Osmani kur ishin pjesë e Tiranës
Teksa jemi në javën derbi, me të dielën që do të na dhurojë supersfidën Tirana – Partizani, protagonistët e së shkuarës marrin skenën. Bëhet fjalë për ish-portierin bardheblu, Visar Bekaj.
Ky i fundit ka njoftuar largimin nga Hatayspor vetëm pak minuta më parë. Portieri që doli kampion me Tiranën në Superiore, ka falënderuar klubin turk për 2 vitet e gjysmë që ka kaluar me ta.
NJOFTIMI:
Faleminderit Hatayspor për dy vitet e gjysmë të kaluara! Ka qenë një nder të luaj për këtë stemë dhe të ndaj fushën me shokë skuadre të shkëlqyer. Falënderime të veçanta për tifozët dhe stafin e trajnerëve për mbështetjen e tyre gjatë gjithë kohës sime këtu. I uroj klubit gjithë të mirat në të ardhmen.
View this post on Instagram
Poll
