
Bylis ka “shpërthyer” në merkato, duke bërë plot 11 prezantime njëherazi. 11 lojtarë të rinj për klubin ballshiot, të cilët i ka prezantuar të gjithë ditën e sotme.
Përforcime të shumta nga mbrojtja në sulm, bëjnë që te Bylis të ketë një revolucion rrënjësor. Në sy bien lojtarë si Patrik Treni, sulmuesi 22-vjeçarin që sezonin e fundit me Luzin.
Por, Bylis ka afruar edhe 3 lojtarë të huaj. Malomo Taofek Ayodeji, 20-vjeçari që luan si mesfushor me tipare sulmuese dhe Igor Ribeiro, një brazilian 20-vjeçar. Një tjetër nigerian është Ibrahim Ademola Akibu.
Njoftimi i plotë i klubit të Bylisit:
Kristo Mici, 22-vjeçar shqiptar i cili vjen nga kampionati qipriot dhe luan në repartin e mbrojtjes.
Malomo Taofek Ayodeji, 20-vjeçar nga Nigeria luan në ofensivë dhe vjen nga Superliga nigeriane si kapiten i ekipit Shoting Stars, Ibadan.
Patrik Treni, 22-vjeçar luan në repartin e ofensivës, bëhet pjesë e klubit tonë pasi ka spikatur te skuadra e Luzit 2008 në kampionatin e kaluar edhe si goleador.
Endri Çelaj, sulmues 20-vjeçar, ka qenë pjesë e Partizanit dhe pas rikuperimit është gati për të dhënë kontributin për klubin tonë, në sezonin e ri në Superiore, pasi ka qenë pjesë e moshave kuqezi dhe shihet si lojtar me perspektivë.
Frederiko Zenuni, 27-vjeç, shqipar që është rritur në klubet italiane dhe luan si mesfushor ofensiv.
Igor Almeida Ribeiro, braziliani 20-vjeçar që vjen në klubin tonë pas një karriere në kampionatin spanjoll.
Gjithashtu kanë nënshkruar kontratë me ekipin e parë edhe lojtarët e Akademisë, si:
Fabjan Përndreca, mbrojtësi i majtë 17-vjeçar, kapiten te skuadra U-19 dhe pjesë e U-21, por ka luajtur edhe me skuadrën e parë në sezonin e shkuar. Përndreca është edhe titullar me Kombëtaren U-19.
Aurel Marku,19-vjeçar që ka qenë edhe sezonin e shkuar pjesë e skuadrës kampione, Bylis U-19.
Ibrahim Ademola Akibu, sulmuesi 19-vjeçar nga Nigeria që ka spikatur vjet si goleador me
ekipin Bylis U-19 dhe Bylis U-21.
Arli Përgjoni, 21-vjeç i cili luan si mesfushor dhe shihet si element me perspektivë.
Eljo Gjoni, sulmues i cili sezonin e shkuar ka qenë pjesë e Bylis U-19 dhe Bylis U-21.
Lojtarëve iu urojmë mirëseardhjen në familjen e madhe Mallakastriote dhe një prezantim sa më dinjitoz në sezonin e ri në Superiore.
View this post on Instagram