Malomo Ayodei dhe Ibrahim Mustapha nuk do të jenë më pjesë e ekipit të Bylisit. Është vetë klubi ballshiot që ka njoftuar largimin e dy lojtarëve kyç të skuadrës, të cilët do të jenë përsëri shokë ekipi.
Ashtu siç është raportuar prej disa ditësh dhe siç njofton klubi i Bylisit, Malomo dhe Mustapha do të transferohen tek Dinamo. Vlen të përmendet që në fundjavë, Bylis do të përballet pikërisht me dinamovitët.
NJOFTIMI:
FK BYLIS ka njoftuar transferimin e dy lojtarëve titullarë të skuadrës, mesfushorin Malomo Taofek Ayodei si dhe sulmuesin Ibrahim Mustafa. Malomo dhe Mustafa do të vijojnë karrierën në klubin e Dinamos. FK BYLIS i falënderon të dy lojtarët për kontributin e dhënë për fanellën bardhekuqe dhe u uron suksese në vijimin e karrierës.
View this post on Instagram
