Faisal Charwetey është futbollisti më i ri i Bylisit. Sulmuesi 23-vjeçar është larguar nga Premier League ganeze ku aktivizohej me Nations FC, për të nisur një aventurë të re në Shqipëri.
Sulmuesi ganez ka luajtur gjatë gjithë karrierës në vendlindje, ku përveç se me Nations FC, ka veshur edhe fanellën e Akatsi AllStars. Ndërkohë që vlera e tij në “Transfermarkt” është 100 mijë euro.
NJOFTIMI:
FK BYLIS ka kënaqësinë të prezantojë zyrtarizimin e bashkëpunimit me sulmuesin Faisal Charwetey, nga Gana. 23-vjeçari vjen nga elita e futbollit ganez dhe është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Mirel Josa, për të dhënë kontributin në realizimet e synimeve që ka klubi ynë. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese lojtarit tonë më të ri!
View this post on Instagram
