
Benet Beci dhe Bekim Balaj
Vllaznia përballet me Teutën në Superiore ditën e nesërme. Sot në ambientet e klubit shkodran ka ardhur një vizitor i veçantë.
Benet Beci ka drekuar mesditën e sotme me ekipin e qytetit. Kryetari i Bashkisë Shkodër me rastin e takimit me klubin ka uruar Bekim Balajn për 3 trofetë e fituara në ceremoninë e “Topit të Artë”. Tifozi numër 1 i lubit shkodran ka ofruar mbështetjen maksimale për projektet e ardhshme që ndihmojnë futbollin e qytetit verior dhe klubin e Superiores.
Një urim i veçantë përpos Balajt nga z.Beci, ka shkuar dhe për sfidën e nesërme në Durrës të “djemve” të Brdaric. Vllaznia kërkon medoemos 3 pikët për të vazhduar luftën për titull.
Poll