Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia humb 'shkëlqimin', kalendari 'malore' për shkodranët

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia humb 'shkëlqimin', kalendari 'malore' për
Vllaznia

Vllaznia barazoi mbrëmjen e djeshme në transfertë përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me rezultatin 0-0.

Shkodranët vazhdojnë ecurinë aspak pozitive në kampionat. Kjo është ndeshja e 5-të radhazi që Vllaznia e Qatip Osmanit nuk fiton, duke bërë që shkëlqimi që kishin të zbehet.

Në këto 5 ndeshje, Vllaznia ka marrë vetëm 3 pikë, që janë shumë pak për një ekip si kuqeblutë duke patur parasysh kualitetin që disponojnë në organikë. Në këto 5 sfida, Vllaznia është mposhtur nga Kukësi dhe Laçi, teksa ka barazuar me Erzenin, Partizanin dhe Teutën.

Dy ndeshjet e radhës të Vllaznisë janë përballë Egnatias, si fillim në Kupë e më pas në Superiore. Ndërsa pas Egnatias, shkodranët e kanë ‘malore’ ku do të luajnë kundër Dinamos, Tiranës dhe Skënderbeut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga