
Elbasani dhe Vllaznia do të përballen këtë të shtunë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, nis në orën 15:30.
Vllaznia është tepër komode në tabelën e renditjes, pasi me 55 pikë të grumbulluara mban vendin e dytë. Në krahun tjetër, presioni është pikërisht te verdheblutë. Elbasani me 49 pikë renditet i 5-ti, duke pasur 1 pikë më pak se Partizani që ndodhet në “Final 4”.
Megjithatë, në sfidën e së shtunës, Elbasani vjen më në formë se shkodranët, kjo për shkak të 5 ndeshjeve të fundit që ekipet kanë pasur në Superiore. Vllaznia vjen pas 3 barazimesh, 1 humbje dhe 1 fitoreje, ndërsa verdheblutë kanë 1 barazim dhe 4 fitore radhazi.