
Vllaznia dhe Partizani kanë harruar shijen e fitores në kampionët. Si shkodranët ashtu edhe kryeqytetasit u mposhtën nga Laçi dhe Egnatia, duke mbetur kështu në vendnumëro.
Një hap fals për të dyja skuadrat që luftonin në distancë me njëra-tjetrën për vendin e dytë në klasifikim, me Egnatian që tashmë vazhdon shkëputjen në vendin e parë.
Por ajo që bie në dy në sfidat e fundit të kryeqytetasve dhe shkodranëve është se asnjëra nuk e njeh fitoren në 4 takimet e fundit. Kuqeblutë kanë humbur 2 ndeshje dhe kanë barazuar 2 të tjera, njëjtë edhe të kuqtë.
Vllaznia u mposht 2-0 nga Kukësi javën e 28-të, po këtë javë u mposht edhe Partizani nga Teuta me shifrat 1-0. Në javën e 29-të shkodranët dhe kryeqytetasit barazuan 1-1 respektivisht ndaj Erzenit dhe Laçit për të pasuar më pas me barazimin mes tyre në “Air Albania”. Ndërkohë kuqeblutë në javën e 31-të u mposhtën nga Laçi, ndërsa të kuqtq nga Egnatia.