
Vllaznia rikthehet të luajë në Superiore dhe këtë e bën ndaj një rivali të përhershëm siç është Tirana. Klasikja premton shumë dhe luhet ditën e nesërme në orën 17:00.
“Djemtë” e Brdariç e kanë marrë seriozisht takimin ndaj bardhebluve që për nga tradita është një sfidfë e veçantë. Skuadra është hedhur në stërvitje intensive dhe kjo duket në video. Përgatitjet vazhdojnë me ritme të plota për përballjen e së premtes në “Loro Boriçi”.
Shkodranët me anë të suksesit kapin Dinamon dhe kësisoj kreun e Superiores. Ndaj, fitorja ndaj kryeqytetasve është obligim për të arritur ekipin tjetër të Tiranës, blutë e Ilir Dajës.
Dora e fundit po i jepet ekipit sot në impiantin e tyre, për t’u përshtatur sa më mirë me terrenin pas një kohe mungese prej pushimeve.
Vllaznia duke u stërvitur para Klasikes