
Kryeqyteti prej mbrëmjes së djeshme është BARDH e BLU. Tirana mposhti në “Air Albania” Partizanin në një sfidë e cila ishte spektakolare për ekipin e Roberto Bordin.
Bardheblutë triumfuan përballë rivalit të përjetshëm me shifrat 3-0, me të kuqtë në krizë totale u zhytën drejt fundit të klasifikimit. Padiksutim që fitorja në këtë përballje vlen më shumë se gjithçka tjetër dhe festa është e gjitha legjitime për stafin dhe lojtarët.
Kjo fitore ka ngritur ‘peshë’ zemrat e të gjithë tifozëve bardheblu, të cilët pas triumfit përballë rivalit të tyre të përjetshëm u bënë bashkë tifozë e lojtarë. Gold Halili ka zbuluar nëpërmjet një postimi në “Insta-Story” se si ekipi festoi me tifozët.
E teksa lojtarët këndoin e kërcenin me “Tirona Fanatics”, drejtuesit e stafit i shikonin nga mesi i fushës, duke shijuar nga larg një nga momentet më të bukura të ekipit në këtë sezon.