
Tifozet e Tiranes
Vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i derbit të kryeqytetit. Siç dihet tashmë, kjo përballje u shty me 30 minuta dhe do të startojë në orën 14:00.
Një duel shumë i luftuar dhe pritet të dhurojë emocione të mëdha si në fushë edhe në tribuna. Shkallët e “Arenës së Demave” me shumë gjasa do të jenë “full” të mbushura me 2 tifozeritë më të mëdha në vendin tonë.
Sigurisht të shumtë do të jenë edhe mbështetësit e Tiranës. Pikërisht tifogrupi “Tirona Fanatics” është nisur drejt Tufinës. Tifozët bardheblu po marshojnë drejt stadiumit me motora, duke dhuruar mjaft emocione nëpër rrugët e Tiranës.
Poll