Tirana është një nga skuadrat pretendente për të rënë nga Superiorja në këtë sezon. Bardheblutë aktualisht ndodhen në vendi e fundit në tabelën e klasifikimit me 6 pikë pas 11 javësh kampionat.
Një skuadër që nuk të jep shpresa për asgjë. I këtij mendimi është edhe ish-futbollisti i Tiranës, Rezart Dabulla. Ky i fundit duket se nuk po e kapërdin këtë gjendje të vështirë të skuadrës së Tiranës. Ish lojtari i bardhebluve me një kontribut të madh për kryeqytetasit, sulmon sistematikisht ekipin më të titulluar në vend.
Ai ka theksuar se Tiranës i ka mbetur vetëm fanella dhe tifozët, ndërsa prej kohësh ka “vdekur” dhe të gjithë presin se kur do ta “varrosin”.
“Për kë Tiranë e ke fjalën? Tirana për mua nuk është kjo. Tiranës i ka ngel vetëm fanella dhe tifozët. Ky ekip dhe ky klub dhe si është menaxhuar deri më tani nuk është Tirana. Tirana ka vdekur!", theksoi fillimisht ish-i i bardhebluve.
Në këtë moment ndërhyri Hygerta duke i thënë: “Aman jo kaq zi”. Por, Dabulla vijoi sërish: “Ka vdekur si klub, si ekip. Ata lojtarë nuk kanë lidhje me Tiranën. I ka mbetur vetëm fanela. Tani këta po presin kur ta ‘varrosin’ këtë sezon apo sezonin tjetër, këtë nuk e dimë, por me sa po shikoj unë, ne nuk kemi asgjë në vijë. Jemi kandidatët kryesorë për të dalë, për të lënë Superioren që pa u mbyllur viti kalendarik”, ka deklaruar ish-futbollisti.
View this post on Instagram
