Maksut ndaj Vllaznisë dhe dhe Mbappe
Sulmuesi i Kombëtares Erald Maksuti po tregon nivel të lartë me ekipin e Flamurtarit në Superiore, ndonëse vlonjatët nuk janë në lartësinë e pritur.
Në ndeshjen e fundit kundër Vllaznisë në “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e 18-të, ku Flamurtari u mposht 2 – 3, sulmuesi 21-vjeçar shënoi gol “alla Mbappe” në minutën e 43. Një konkretizim për t’u varur në “kornizë” nga ana e interpretimit.
Maksuti është pjesë e Kombëtares U-21, ndërsa nën urdhërat e trajnerit Alban Bushit ka 7 paraqitje. Gjatë merkatos së verës, Erald Maksuti u transferua te Flamurtari nga Apolonia për shifrën e 150 mijë euro.
Poll
