Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Gabimi i arbitrit që bëri “lëmsh” sfidën Elbasani – Tirana, Gjergji Stefa analizon rastin: Kemi dopio faull

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gabimi i arbitrit që bëri “lëmsh” sfidën
Rasti i diskutuar dhe Gjergji Stefa

Padiskutim sfida mes Elbasanit dhe Tiranës ishte dueli më me rivalitet i javës së 14-të të Superiores. Një sfidë e cila përfundoi 1-1, por nuk munguan polemikat.

Madje në këtë sfidë ka ndodhur edhe një gabim teknik nga ana e gjyqtarit Ferataj. Në minutën e 49-të gjatë një dyluftimi mes Lleshit dhe Kolës, ky i fundit rrëzohet në zonë dhe me pas rrëzohet edhe Lleshi.

Por në këtë moment Ferataj lejon vazhdimin e lojës dhe bardheblutë nisen në aksion ku shënojnë me Gjumsin. Por pas rishikimit në VAR, Ferataj akordon penallti për Elbasanin pas situatës së ndodhur në zonën e Tiranës, ndërsa anulon edhe golin e bardhebluve. Një situatë e pazakontë e cila padiksutim ka irrituar të giIThë tifozët.

Këtë episod e ka analizuar gazetari i njohur sportiv, Gjergji Stefa në "Rubrikën Sportive". Stefa ka theksuar se lojtari i Elbasanit ka bërë dy herë faull ndaj atij të Tiranës dhe në këton moment faulli duhej të ishte në favor të kryeqytetasve.

“Në sulmin që bën Elbasani kemi dopio faull. Lojtari i Elbasanit ka bërë dopio faull. Fillimisht e godet me këmbë dhe më pas e shtynë me dorë. Këtu për mua diskutimi mbaron. Në këtë moment arbitri duhet të jepte faull për Tiranën”, ka deklaruar Stefa.

Goli i Gjumsit

Rishikimi i rastit ne VAR

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga