
Kukësi u mposht në “Air Albania” nga skuadra e Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Kjo përballje u fitua nga Tirana me shifrat 1-0, ku Kristal Abazaj shënoi edhe golin vendimtar të sfidës, duke i dhënë kryeqytetasve një 3 pikësh shumë të rëndësishme në garën për “Final – Four”.
Por pavarësisht golit, Kukësi tentoi deri në fund për të marrë pikë në këtë përballje, teksa verilindorët goditën në dy raste traversën, ndërsa në një tjetër moment gjatë ndeshjesh pretenduan edhe për penallti. Në minutën e 68-të Deliu ndërhyn ndaj Salamit në zonë, në tentativë për të larguar topin, por fillimisht loja vazhdon. Më pas Ferataj shkon ta rishohë në VAR dhe pas rishiimit gjithçka konsiderohet e rregull.
Këtë episod skuadra e Kukësi e ka postuar në rrjetet sociale, ndërsa e ka shoqëruar me video dhe foto. Ndër të tjera shkruajnë “No Coment” .
View this post on Instagram