
Bekim Balaj ditën e djeshme noftoi zyrtarisht tërheqjen nga Kombëtarja. Sulmuesi i dha fund aventurës së tij si kuqezi pas 10 vitesh, ku ia doli të shënonte 9 gola.
Ndërkohë ditën e sotme Vllaznia i ka shkruar shkodranit. Kuqeblutë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehen krenarë për kapitenin e tyre.
Gjatë karrierës së tij me Kombëtaren kuqezi, Bekim Balaj, u aktivizua në 48 ndeshje, por goli kundër Portugalisë në Portugali që i dha fitoren Kombëtares tonë në kualifikueset e Euro 2016 do të mbhet mend gjatë. Gjithashtu sulmuesi ishte pjesë e kuqeZInjve në Euro 2016.
Kujtojmë se 33-vjeçari është lider te Vllaznia, ku deri më tani ka shënuar 8 gola në 13 javë kampionat. Me këto realizime shkodrani udhëheq listën e golashënuesve të Superiores në këtë sezon.