Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Vetëm 1 humbje me mua në krye të Dinamos", tekniku Ilir Daja lavdëron ish-in e Kombëtares: Dihen vlerat e Balajt

Shkruar nga NEWSPORT
"Vetëm 1 humbje me mua në krye të Dinamos", tekniku
Ilir Daja, trajneri i Dinamos

Dinamo ndeshet me Vllazninë në javën e 16-të të Superiores në orën 19:30. Takimi luhet në Shkodër, në ‘Loro Boricci’.

Në konferencën për shtyp ka folur tekniku Ilir Daja. Trajneri i dinamovitëve ka theksuar nivelin e lartë të shkodranëve e në veccanti të Balajt. Daja thotë se ka shumë mungesa e kjo ia shton dozën e vështirësi këtij takimi.

"Vllaznia ka një ekip nga më të fortët e kampionatit shqiptar, jemi gati me pikë të barabarta. Jemi dy ekipet që kanë shënuar më shumë se të tjerët, që do të thotë se kemi sulm të mirë, por dy ekipet kanë probleme me golat e pësuar.

Dëmtimet? Është rikthyer Aliji, na mungon edhe Mandela, që është golashënuesi ynë më i mirë bashkë me Zabërgjën, përveç Bregu dhe Hoxha që nuk është akoma gati për të startuar një ndeshje. Morali dhe gjendja janë mirë, sepse fitorja me Teutën ka ndikuar në këtë drejtim.

Dihen vlerat e Balajt, por Vllaznia ka edhe lojtarë të tjerë me eksperiencë, si Gurishta, Mala, Krymin që nuk e di luan apo jo. Vllaznia një pjesë të mirë të golave të shënuar i ka nga goditjet standarde, ku një pikë referimi është edhe Balaj. Do t’i kushtojmë vëmendjen e duhur, por vështirë të mbulohet.

Në Shkodër luhet futboll, sepse sportdashësit shkodranë kur luan mirë dhe fiton, ata të mbështesin. Është një ambient i mirë për të luajtur, edhe stadiumi është i mirë. Statistikat janë bërë për t’u ndryshuar. Kemi një fitore me Vllazninë, por kishte problematikat e veta, sepse nuk ishim në numër të barabartë. Është fushë e vështirë në sensin sportiv, por do të synojmë më të mirën, sepse kur arrihet diçka në një fushë të vështirë, është më bukur.

Kemi marrë rezultate pozitive, kemi vetëm një humbje që kur jam në krye të Dinamo.", u shpreh Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga