Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vetëm 1 gol me penallti në 4 muaj, “Këpuca e Artë” e Superiores harron rrugën e rrjetës

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 1 gol me penallti në 4 muaj, “Këpuca e
Bekim Balaj

Bekim Balaj nuk është më “vrastari” që Vllaznia kishte para portës. Sulmuesi shkodran ka shënuar vetëm 1 gol në 4 muajt e fundit. Ishte pikërisht ndeshja për vendin e tretë dhe katërt në “Final 4” mes Vllaznisë dhe Skënderbeut(2-3).

Balaj shënoi me penallti. Në anën tjetër hera e fundit që shënonte me aksion në ndeshje zyrtare ishte përballë Erzenit më 29 mars.

33-vjeçari është “Këpuca e Artë” e Superiores për sezonin e kaluar. Kujtojmë se Balaj ka dhe 1 vit kontratë të mbetur te Vllaznia ku u afrua në janarin e vitit 2023.

Kapiteni i Vllaznisë shihet si zgjedhja e parë për qendrën e sulmit. Tashmë i gjithë fokusi është për kampionatin shqiptar, nga i cili jemi 1 muaj larg.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga