
Vllaznia ka nisur një “luftë” me Bashkinë Shkodër dhe kjo për shkak të një koncerti që do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”. Sipas klubit shkodran, ky koncert do të zhvillohej paautorizim.
Ndërkohë që presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi dhe klubi kanë ngritur një kallëzim penal për Drejtorin e Drejtorisë së Kulturës z. Pandi Laço si dhe Drejtoreshës së Kulturës, znj.Sara Smaja.
Një çështje që ka marrë vëmendjen e të gjithëve orët e fundit. Sërish klubi i Vllaznisë ka bërë një tjetër deklaratë për këtë situatë. Drejtuesit e kuqebluve janë të bindur dhe stoikë t’i qëndrojnë deri në fund vendimit të tyre. Ndërkohë kërkojnë që Bashkia të flasë me fakte dhe sipas ligjeve.
“DEKLARATË PËR SHTYP
Klubi i Futbollit Vllaznia konstaton me shqetësim sjelljen aspak dashamirëse të Bashkisë Shkodër ndaj zhvillimit të futbollit ku me veprimet e saj të cilat kulmuan së fundmi me organizimin e një aktiviteti të pakuptimtë që ka sjell indinjate, zemërim tek tifozët shkodran dhe faktkeqësisht duke i ndarë qytetarët shkodranë në opinione dhe mendime të ndryshme!
Publikimi i njoftimit për koncert recital nga kryetari Bashkisë Shkodër dhe një deklaratë për shtyp nga ky institucion në orën 22.00 të mbrëmjes së djeshme, janë sjellje të denja më tepër për një subjekt privat sesa të një organi publik dhe mbulon më tepër me mister në lidhje me arsyet që e shtyjnë në emergjencë dhe me çdo kusht Bashkinë Shkodër në këtë aktivitet të paligjshëm në dëm të futbollit!
Përsa më sipër, larg retorikave boshe ku nuk citoni në asnjë deklaratë asnjë reference ligjore dhe për transparencë dhe informim me publikun i kërkojmë Bashkisë Shkodër t’i tregojë qytetarëve shkodranë:
1) Sa është fondi i aprovuar nga Bashkia Shkodër dhe procedura e realizuar për shpenzimin e fondit të akorduar për organizimin e koncertit recital të planifikuar?
2) Cila është data dhe numri i Vendimit të Këshillit Bashkiak që ndryshon destinacionin e përdorimit të stadiumit për aktivitete sportive sipas VKM 421, datë VKM nr.421 datë 2 Qershor 2010 për “Përdorim dhe administrim nga Bashkia Shkoder për aktivitete sportive“ në “Perdorim për koncerte dhe orkestra frymore“???
3) Cila është data dhe numri i Vendimit të Këshillit Bashkiak që autorizon Bashkinë Shkodër të japë pa pagesë stadiumin “Loro Boriçi” për këtë aktivitet artistik???
Duke mbetur në pritje të përgjigjes tuaj publike përballë qytetarëve, jemi të vendosur të parandalojmë këtë paligjshmëri me çdo mjet ligjor!
KLUBI I FUTBOLLIT VLLAZNIA”, shkruhe në postim.
View this post on Instagram