Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ultrasit e Vllaznisë ‘sinjal’ klubit pas mbylljes së sektorit: Disa heqin nga vetja për t’i dhënë klubit, disa i marrin klubit për interesa personale

Shkruar nga NEWSPORT
Ultrasit e Vllaznisë ‘sinjal’ klubit pas mbylljes së
Vllaznia / Vllaznit Ultras

Te Vllaznia ka rënë një ‘rrufe në qiell të hapur’ teksa së fundmi është ngritur një çështje mes klubit dhe tifozërisë.

Ultrasit shkodranë, “Vllaznit” kanë reaguar menjëherë pas mbylljes së sektorit të tyre C5 në ‘Loro Boriçi’ për ndeshjen e rradhës ndaj Bylisit, të dielën në orën 17:00 e vlefshme për javën e 6-të të Superiores.

Tifogrupi kuqeblu i ka dhënë një sinjal tërthorazi drejtuesve përmes një reagimi në rrjete sociale duke komunikuar se Vllazninë e kanë mbështetur edhe kur në stadium “s’vinin as familjarët e lotjarëve” dhe se “disa heqin nga vetja për t’i dhënë klubit, disa i marrin klubit për interesa personale.”

-REAGIMI-

Aty edhe pse VLLAZNIA ishte e braktisun! Aty kur as familjart e futbollistve nuk ishin te pranishem!

Prap ska problem aty asht shpia jone dhe ku emni dhe ngjyrat na japin krenari. Secili tregon qellimet e veta. Do i hekun dicka prej vetes tyne per me ja dhan ksaj embleme e do tjere, ja hekun emblemes per te permbush interresat e tyne.

Ne do vazhdojme te jena aty, ska randsi kur? ku? apo si? por mbas VLLAZNISE tan jeten, ne shtepine tone ne hark.

VLLAZNIA MBI TANA,

VLLAZNIT PARA TANVE!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga