Superiorja e mbylli javën e 17- të të saj, e 5 duele të cilat dhuruan 17 gola dhe ‘’dyluftim’’ skuadrash në fushë. Qëllimi është i qartë të gjitha skuadrat duan kreun dhe titullin dhe për këtë duhet të bëjnë paraqitjen,të mirë në skuadër, por edhe futbollistët duhet të tregojnë anën e tyre më të mirën individuale.
Duke theksuar kështu dy futbollistët, të cilët kanë shkëlqyer me tripletat në ndeshje. I pari është sulmuesi i cili luan për Bylisin, Ibrahim Mustapha. Ai shënoi 3 gola në përballjen e skuadrës së tij kundër Elbasanit.
E po të njëjtin sukses triplete e gëzon edhe qendërsulmuesi Soumaila Bakayoko, i cili luan për Egnatian, ku 3 golat e tij i ka shënuar në sfidën përballë Bylisit.
Sa i takon vlerës së dy futbollistëve, Ibrahim Mustapha i Bylisit në “TransferMarkt” ka një vlerë prej 100 mijë eurosh. Nga ana tjetër qendërsulumesi i Egnatias, ka vlerën e 300 mijë eurove në “TransferMarkt”.
