Partizani kishte mbrojtjen që pësoi më pak gola në sezonin e fundit. Bashkë me ndeshjet e “Final 4”, Partizani pësoi në total 30 gola.
Një shifër kjo e arritur në 38 ndeshje. Dhe pse të kuqtë ishin të qëndrueshëm në mbrojtje, tashmë aty po hasin vështirësi.
Sota, Mikulic, Atanaskoski dhe Zekolli mund të konsiderohen të larguar. Momentalisht vetëm Atanaskoski është zyrtarizuar, teksa nga të tjerët nuk ka pasur njoftim për rinovim.
Nga lojtarët e përmendur më sipër, Sota dhe Atanaskoski ishin titullarë të padiskutueshëm. Mbetet për t’u parë çfarë lëvizjesh do të vijnë nga klubi nënkampion.
Poll