Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U “skuqën” në derbi, Partizani dhe Tirana sy e veshë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës

Shkruar nga NEWSPORT
U “skuqën” në derbi, Partizani dhe Tirana sy e veshë
Partizani - Tirana

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës vazhdon të marrë vëmendjen. Ashtu si çdo derbi tjetër edhe ai i së dielën ishte mjaft i luftuar mes dy skuadrave, teksa nuk nxori asnjë fitues.

Në këtë sfidë nuk munguan përplasjet mes tifozëve dhe lojtarëve si para sfidës ashtu edhe në fund të saj. Madje në minutën e 90-të kur u shënua goli i barazimit nga Sembene, plasi një sherr mes futbollistëve, me Eldorjan Himitin që nxori plot 8 herë kartonin e kuq nga xhepi.

Derbi i skuq, ku 7 futbollistë nga të dyja ekipet u ndëshkuan me karton të kuq së bashku me drejtorin sportiv të Tiranës, Agim Ibrahimi. Tashmë si Partizani ashtu edhe Tirana ditën e sotme janë gjithë sy e veshë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës. Këto të fundit pritet që të bëjnë publike vendimet e marra për ndodhitë e javës së kaluar në futbollin shqiptar, ku sigurisht derbi ka marrë vëmendjen më të madhe.

Stafet e dy ekipeve shpresojnë që lojtarët e ndëshkuar me kartonë të kuq, mos të kenë të tjera pezullime, pasi do t’u vështirësohej rruga drejt objektivave në sfidat e mbetura.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga